75 Mall Live Search
23:28 / E Premte, 26 Qershor 2026 / MSH1

Selmanaj mohon se në Prizren u kërkua dorëheqja e Abdixhikut

Driton Selmanaj ka reaguar ndaj raportimeve se, në degën e LDK-së në Prizren, po shtyhet përpara ideja e kërkesës së dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.

Në një postim, Selmanaj njoftoi se nuk është bërë asnjë thirrje dhe asnjë kërkesë për mbledhje të kryesisë së degës.

Ai u shpreh se e ka për obligim që të mbrojë unitetin e palëkundur të partisë.

“LDK në Prizren mbetet plotësisht e bashkuar dhe në koordinim të plotë me njëri tjetrin” shkroi mes të tjerash Selmanaj.