14:00 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Selmanaj: Për ata që kanë dilema, kryeministri e udhëheq dialogun

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj e ka mbrojtur kryeministrin Hoti pasi AAK-ja e kritikoi.

Selmanaj tha se për të gjithë ata që kanë dilema, Kryeministri i Qeverise së Kosovës është autoriteti e vetëm ekzekutiv që udhëheq dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që ende kanë dilema..

Kryeministri i Qeverise së Kosovës është autoriteti e vetëm ekzekutiv që udhëheq dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Platforma e vetme politike për dialog është dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës

Parimet e dialogut:

Dialogu zhvillohet për çështje politike, dialogu teknik tashmë i takon së kaluarës;

Dialogu do të përfundoj me njohje reciproke;

Marrveshja do të jetë gjithpërshirëse dhe ligjërisht e obligueshme;

Marrveshja përfundimtare do të jetë në plotni me frymën e Kushtetutës së Kosovës, në të kundërtën nuk do pranohet asesi.

Çështjet që nuk do diskutohen në negociata;

Territori, sovraniteti dhe

Sistemi unitar i shtetit.

Jemi të bindur që ky proces nuk mund të mbyllet suksesshëm pa përkrahjen e miqve tanë SHBA-BE. Kjo përkrahje ekziston dhe për këtë nuk duhet të ketë dilema askush.

Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti.

Tema tjera të rëndësisë terciare dhe për politika të brendshme dhe me interes ditor kemi dhe do ketë gjithmonë me bollëk.