14:23 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Semedo mohon se është në marrëveshje për shkëmbim me Neymarin

Nelson Semedo ka mohuar se do të përfshihet në marrëveshjen e Barcelonës për ta nënshkruar Neymarin.

Mbrojtësi i djathtë përmes një fotografie në Insta story i ka quajtur lajme të rreme këto raportime me ç’rast i ka dhënë fund kësaj çështje, transmeton Indeksonline.

Me gjasë, portugezi do të qëndrojë në Barcelonë, ku edhe do t’i kryejë shumë punë në krahun e djathtë Valverdes këtë sezon./Indeksonline/