Sëmurët derisa ishte duke vozitur, vdes pas tri dite
Një person ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur tri ditë më parë.
Sipas njoftimit të Policisë, vozitësi kosovar duke drejtuar veturën e tij, dyshohet të këtë pasur probleme shëndetësore, me ç’rast humb kontrollin mbi automjetin duke goditur katër vetura të tjera, transmeton Indeksonline.
Me këtë rast dëme materiale pësojnë pesë veturat, ndërsa vozitësi i cili u lëndua ka ndërruar jetë në QKUK.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML, për autopsi.
Rasti rreth shkaktarit të vdekjes së vozitësit është duke u hetuar./Indeksonline/