Sen s’ka të reja, humbet Peja
Peja ka pësuar humbjen e radhës.
Kampioni i Kosovës, u mposht midis palestrës ”Karagaqi”, nga Proton Cable Prizreni, me rezultat 103-108, shkruan IndeksOnline.
Ty Cockfield i skuadrës prizrenase ishte basketbollisti më i dalluar, duke shënuar 34 pikë, ndërsa te Peja u dallua Jay Chandler me 28 pikë.
Kjo është humbja e tretë radhazi për Pejën në Superligën e Kosovës, por ende vazhdon të mbetet lidere e tabelës.
Në anën tjetër Proton Cable Prizreni është në vendin e parafundit në tabelë me tri fitore e shtatë humbje./IndeksOnline/