08:19 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Senati i Argjentinës kundërshton ligjin për legalizimin e abortit

Senati i Argjentinës ka refuzuar projektligjin i cili do të legalizonte abortin në 14 javët e para të shtatzënisë, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Pas një debati maratonik, 38 senatorë votuan kundër kurse 31 për. Refuzimi i këtij projektligji nënkupton se ligjvënësit duhet të presin një vit për të dërguar përsëri legjislacionin.

Momentalisht aborti në Argjentinë lejohet vetëm në rastet e dhunimit, apo nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

Përkrahësit e të dy anëve ishin mbledhur para senatit teksa votimi ishte duke ndodhur.