18:45 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Senatori amerikan: Është koha që Kongresi të mbrojë përdoruesit e Facebook

Senatori amerikan i Oregon, Ron Wyden ka reaguar rreth skandaleve të këtij viti në Facebook.

Duke e parë që privatësia e qytetarëve amerikan nuk është e sigurt, ai ka propozuar që Kongresi të mbrojë përdoruesit pasi që Facebook nuk po e bënë këtë, transmeton Indeksonline.

“Kur regjimet armiqësore kanë aksese të gatshme në të dhënat e amerikaneve- duke i marrë ato nga kompanitë e miqësore apo duke i vjedhur ato- kjo e bënë më të lehtë që ato të targetojnë me mesazhe ndarëse me përmbajtje false të dizajnuar për të minuar demokracinë amerikane.”, u shprehë Senatori Wyden.

Ai beson që qytetarët amerikan janë të lodhur nga premtimet boshe të kompanive të mëdha. Sipas Wyden shumë kompani të mëdha kanë treguar se përfitimi është më i rëndësishme për ta se interesi i qytetarëve./Indeksonline/