Senatori amerikan Johnson me porosi për Kosovën tek Aleksandar Vuçiq
Çdo marrëveshje duhet të jetë e mirë për të gjitha palët, duke marrë parasysh të ardhmen e të gjithëve, ka thënë senatori amerikan, Ron Johnson, sonte pas bisedimeve që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku diskutoj për Kosovën, transmeton Indeksonline.
Ai përsëriti se e kaluara nuk mund të harrohet, por se popujt në Ballkan duhet të falin, sado e vështirë të jetë, që të shkojnë drejt një të ardhme më të begatë./Indeksonline/