14:39 / E Hënë, 22 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Senatori Peters garanton se ShBA-ja do ta përkrah Kosovën në çdo hap

Senatori Senatori amerikan Gary Peters tha se Kosova dhe ShBA-ja kanë marrëdhënie speciale.

Peters shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin dhe përkrahin Kosovën.

Ai, në një konferencë për medie pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se pjesë të diskutimeve ishte edhe mbështetja e FSK-së.

“Marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është speciale, nuk e di që ekziston ndonjë vend në botë që kanë marrëdhënie kaq të ngushta sa dy vende”.

“Keni ndihmuar ShBA-në që të mbrojë e të ruajë demokracinë në botë. Prandaj SHBA-ja do të jetë pranë jush”.

“Ne do të punojmë me ju edhe për sigurinë kibernetike, do të mundohemi të bashkëpunojmë edhe në furnizimin e pajisjeve ushtarake”, shtoi ai.