12:02 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sendet antike që shiten shumë shtrenjtë

Mund të mos ju duket ashtu, por vitet ’90 tani i përkasin një kohe aq të largët sa objektet dhe lodrat e asaj periudhe kanë nisur të marrin vlerë të lartë për koleksionistët.

Dhe dikush prej jush mund t’i ketë ende këto gjëra në shtëpi, dhe nuk i jep vlerën e duhur, por disa prej tyre shiten me dhjetëra, qindra, e madje edhe me mijëra dollarë në e-Bay.

Për shembull, edicionet e para e të plota të librave të Harry Potter kanë arritur të shiten deri në 55 mijë dollarë, ndërsa makina të thjeshta lodër të asaj periudhe shiten edhe për 300, 400 dollarë secila.

Lodrat e Disney-t nga vitet 90 mund t’ju bëjnë të pasur

Edicionet e para të Harry Potter janë shitur deri në 50 mijë dollarë

Disa lodra Barbie, deri në 1,000. dollarë

Disqe vinili, si Bleach të Nirvanave, $18,000

Kaseta VHS origjinale të Disney, deri në 9 mijë dollarë, të zakonshmet shiten rreth 25 dollarë

Tamagochi, mbi 100 dollarë