12:02 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Senzacioni Pepe kërkohet nga Liverpooli dhe Arsenali

Liverpooli dhe Arsenali kanë vënë në shënjestër mesfushorin Nicolas Pepe, sipas agjentit të tij.

Pepe është golashënuesi i dytë më i mirë në France me 19 gola dhe 11 asistime këtë edicion.

Presidenti i Lille në një deklaratë para disa ditësh kishte theksuar se pret që Pepe të largohet në verë. Ndërsa agjenti i futbollistit, Samir Khiat ka thënë për RTL se negociatat po vazhdojnë me disa klube.

“Jemi duke biseduar me skuadra të ndryshme, por nuk kemi marrë asnjë vendim. Sot për sot nuk ka asnjë favorit, por mund të ju them që janë ekipe nga liga të ndryshme të Evropës” deklaroi Khiat. /Indeksonline/