13:38 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Serbët e Kosovës ndërrojnë patentat e shoferit me të Kosovës pa hyrë në test, flet Simiq

Tashmë Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës u ka bërë të mundshme të gjithë qytetarëve të vet që të marrin patentën e shoferit të Kosovës pa hyrë fare në test, vetëm duke pasur posedim lejen e vozitjes së Serbisë të lëshuar para vitit 2016.

E lidhur me këtë vendim është deklaruar edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, transmeton Indeksonline.

Simiq ka thënë se ky vendim është një gjë e madhe që ndikon mirë në lëvizjen e lirë.

“Angazhimi i fortë i deputetëve serb dhe zv/ ministrit të Punëve të Brendshme Milan Radojeviq, ka ndikuar që ne të kemi sukses pas dy vitesh mundime që serbët të cilët posedojnë këtë leje të vozitjes mos të kenë sërish nevojën e hyrjes në test”, ka thënë Simiq, i cili ishte pjesë e ekipit për këtë./Indeksonline/