12:45 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Serbët e veriut festojnë mos pranimin në Interpol

Mospranimi i Kosovës në Interpol ka gëzuar serbët e veriut.

Menjëherë pas votimit të dytë, kur u mor vesh se Kosova përfundimisht nuk do të jetë anëtare e kësaj organizate, ata kanë nisur festën me flamuj të Serbisë në veri.

Ndërkohë KFOR-i dhe karabinierët italianë janë afër Urës së Ibrit  dhe po kujdesën për sigurinë.

Situata momentalisht raportohet të jetë e qetë.