15:08 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Serbët sulmojnë brutalisht futbollistët e skuadrës shqiptare

Klubi i vetëm shqiptar në kampionatin serb, KF Lugina është sulmuar brutalisht gjatë takimit në Ligën e Rrethit të Pçinjes të futbollit serb.

Ky sulm ishte i paramenduar dhe sulmuesit kishin për cak lojtarët shqiptar të Luginës.

Përveçse u sulmuan futbollistët para dhe gjatë ndeshjes, ata për vazhdimisht u ofenduan në thirrje nacionaliste nga tifozët serb.

Kjo nuk është hera e parë që klubet shqiptare priten në forma të tilla dhe janë viktima të dhunës në futbollin serb.

Lugina ka mbetur ekipi i vetëm shqiptar që garon në futbollin serb për shkak të padrejtësive të mëdha që po iu bëhen tashmë e disa vite.

Më poshtë mund ta ndiqni edhe kumtesën e plotë të klubit nga Presheva: