23:33 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Serbët s’e durojnë Xhaferin, tentojnë ta sulmojnë fizikisht në Mal të Zi

Deputetët malazezë të premten miratuan protokollin mbi pranimin e Maqedonisë veriore në NATO, por gjatë seancës situata ishte shumë e tensionuar.

Deputetët serbë votuan kundër, por atyre iu pengoj shumë prania e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi.

Një nga deputet serbë tha se këtu është një oficer shqiptar i cili ka luftuar kundër serbëve.

Më vonë pothuajse situata eskaloj në konflikt fizik, pasi një nga udhëheqësit e partisë serbe Millan Knezeviç, u ngritë nga vendi për t’u përplasur fizikisht me deputetin malazez Miodrag Vukovic nga DPS.

Për më shumë shikojeni videon: