09:03 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Serbët thonë se nuk ka siguri në Hagë, flasin për vdekjen e Praljkan dhe Millosheviqit

Avokati serb, Goran Petronijeviq, thotë se vetëvrasja e gjeneralit kroat Slobodan Praljak është gjë shumë e pazakontë.

Sipas tij është tashmë e qartë se shumë gjëra në gjykatën e Hagës nuk janë siç duhet dhe se nuk ka kujdes për të paraburgosurit.

“Ne të gjithë jemi të frikësuar nga polemika për vdekjen e Sllobodan Millosheviq. Për mendimin tim ilaçet e tij ishin marrë nga njësia e paraburgimit. Ka shumë gjëra atje, dhe ky është një lloj finalizimi I lëndimeve të tilla që ndodhin-një shkelje e procedurës, shkelje e rregullave. Pothuajse është e pamundur që me kontrolle kaq të rrepta që ekzistojnë atje, të bëhet diçka e tillë. Prandaj, këtu duhet të ketë një dështim serioz ose pjesëmarrje të disa punonjësve”, ka thënë Petronijeviq, raporton b92, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë, dështimi për të kryer hetime për kaq shumë raste të vdekjes në Hagë deri tani ka sjellë padyshim vetëvrasjen e Praljakut, sipas Petronijeviq.

“Në qoftë se ata kishin hetuar më parë vdekjen e Milloshevqiit, Babiq dhe të gjithë atyre që në atë mënyrë kanë përfunduar, t’i kushtonin një hetim të mirë për të parë se si dhe në çfarë mënyrë kjo ndodh, ndoshta për ngjarjet e tilla nuk do të kishte nevojë të flasim tani”, ka shtuar ai.

Ndryshe Millosheviq vdiq gjatë vitit 2006, në Hagë përderisa dje gjatë gjykimit Praljkan piu një lloj të helmit, ku më pas vdekja e tij u konstatua nga spitali ku është dërguar./Indeksonline/