75 Mall Live Search
23:35 / E Enjte, 16 Janar 2025 / H F

Serbeze Kabashi s’ndalet në Istog: Kjo përkrahje, kënaqësi dhe emocion

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Serbeze Kabashi, ka vazhduar fushatën e saj në Istog, duke u ndalur nëpër disa prej lagjeve të qytetit për të takuar qytetarët dhe për të promovuar programin e saj.

Gjatë kësaj vizite, Kabashi ka marrë një përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët e Istogut, të cilët kanë shprehur mbështetje të fuqishme për kandidaturën e saj.

Kabashi theksoi se ky mbështetje është një burim i madh energjie dhe motivimi për të vazhduar punën e saj për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Istogu i Poshtëm u ngrit në këmbë për LDKnë.Kënaqësi dhe emocion i jashtzakonshëm të rikthehem në një nga Nëndegët më qëndrestare të Lidhjes Demokratike. I gjetëm edhe kësaj rradhe si një komunitet të unifikuar, të fuqishëm dhe të vendosur. Angazhimi i kësaj Nëndege ka qenë dhe mbetet model për të gjithë ne.”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.