11:26 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Serbi i arrestuar dje për krime lufte banonte në këtë fshat të Kosovës

Në fshatin Sllovi të Lipjanit është arrestuar një serb i akuzuar për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile.

I dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Speciale është dërguar në qendrën e ndalimit, njofton Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Indeksonline merr vesh se G.S i cili akuzohet për krime të bëra në fshatin Sllovi jetonte në fshatin Gracken e Vjeter. /Indeksonline/