Serbi i dehur rrah familjarët dhe dëmton orenditë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mëngjes, një serb nga Graqanica ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, derisa ishte i dehur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht anëtarët e familjes si dhe ka thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/