Serbi, maqedonasi e boshnjaku arrestohen në Prizren për para të falsifikuara
Një boshnjak dhe një shqiptar – shtetas të Maqedonisë, si dhe një serb-shtetas i Serbisë, janë arrestuar nën dyshimin se kanë blerë në Prizren gjësende në vlerë prej 200 euro të cilat dyshohet se kanë qenë të falsifikuara.
Sipas policisë, ata ishin duke lëvizur me një makinë BMW X5 kur janë arrestuar në Shtime.
Njësitet e forenzikës i kanë konfiskuar 7 mijë e 467 euro, 9 mijë e 210 dinar dhe 120 denar maqedon, transmeton Indeksonline.
“Prizren 10.03.2018 – 14:50. Raportohet se jan arrestuar tre të dyshuar , një mashkull Boshnjak shtetas i Maqedonis, një mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonis si dhe një mashkull Serb shtetas i Serbis pasi që të njëjtit dyshohet se kan bler gjësende të ndryshme në disa dyqane në Prizren me banknota prej 200 euro të cilat dyshohet se janë të falsifkuara .Të dyshuarit jan ndaluar nga njësiti patrollues në Shtime duke drejtuar veturën BMë X 5 . Njësiti i forenzikes Prizren ne cilsi të provave materiale ka konfiskuar 7467 euro , 120 denar Maqedon dhe 9210 dinar Serbisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/