75 Mall Live Search
20:34 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përfundon votimi në Preshevë dhe në katër komunat tjera

Në Preshevë, Pecincë, Mionicë, Negotinë dhe Kostolac u mbajtën zgjedhjet lokale dhe vendvotimet në këto komuna janë mbyllur në ora 20:00.

Deri në ora 18.00 në Pecincë votuan 64,05 për qind nga gjithsej 15,996 votues, në Mionicë 66,33 për qind nga gjithsej 11,464 votues.

Në Preshevë deri në ora 15.00, sipas të dhënave zyrtare kanë votuar 30 për qind të votuesve nga gjithsej mbi 38.000 qytetarë me të drejtë vote.

Në garën për Preshevë janë listat zgjedhore: Alternativa për Ndryshim; Partia Demokratike e Shqiptarëve – Ragmi Mustafa; Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve – Naser Haziri; Reforma e Grupit të Qytetarëve për Ndryshimet e Partisë Demokratike të Shqiptarëve – Sami Salihu; Partia për Veprim Demokratik – Ardita Sinani; Bashkimi Demokratik i Luginës – Skender Destani; lista unike Partia Demokratike – Xhelal Memeti dhe Aleksandar Vuçiq – Për Serbinë unike.

Temat: