21:16 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Serbi, pjestar i FSK-së që dyshohet se keqtrajtoi seksualisht një të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person nën dyshimin për keqpërdorim seksual ndaj një vajze 15 vjeçare. Prokuroria Themelore në komunikatën dërguar mediave ka njoftuar se personi është ushtarë i FSK-së.

Indeksonline mëson se i dyshuari M.S. (nacionalitetit serb) është larguar qe 7 muaj nga ushtria e Kosovës.

Burime tona tregojnë se i njëjti nuk ishte ushtar aktiv, por vetëm pjesë e rezervistëve të FSK-së.

Ndryshe, organet e drejtësisë kanë njoftuar se sot rreth orës 17:30 minuta është ndaluar i dyshuari M.S. në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor.

Vlen të theksohet se mbi 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit, në mënyrë kolektive kishin parashtruar kërkesat për t’u tërhequr nga kjo forcë, për shkak të siç thuhet presioneve nga Beogradi. /Indeksonline/