11:14 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Serbi rrah bashkëshorten shqiptare, e arreston Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb nga Rahoveci pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten shqiptare.

Sipas organeve të rendit, i dyshuari, i cili ishte nën ndikim të alkoolit, i ka shkaktuar lëndime trupore gruas së tij.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/