16:34 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / A. M.

Serbi rrah kamarierin, pretendonte se ishte shaka – pamjet e dëshmojnë të kundërtën

Një serb identifikuar si Miljan Vidoviq i njohur si vëllai i kick-boksierit Ljuban Hofman Vidoviq, është filmuar duke rrahur një kamarier.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqin Miljanin duke e goditur me shuplaka e me kokë kamarierin, derisa disa persona që i qëndronin pranë Ljubanin vetëm vëzhgonin në cilësinë e “truprojave”.

E pasi që pamjet u bën virale, Miljani ka tentuar t’i jap konotacion tjetër kinse e tërë ngjarja ishte inskenuar dhe ishte thjesht një shaka, transmeton Telegrafi.

Por gjykuar nga pamjet siç raporton klix.ba, serbi sulmon kamarierin me pretekstin se ishte sjellë dhe drejtuar në mënyrë të papërshtatshme bijës së tij.

Vëllezërit Vidoviq janë kick-boksier dhe të njohur për policinë për vepra të ndryshme penale siç janë rrëmbimet.