10:50 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Serbi rusofil vazhdon të kërcënojë

Ivan Maksimoviq, një serb që jeton në veri, pronar i portalit prorus kmnovine vazhdon të kërcënojë me paranojë gjithçka që është në kundërshtim me ideoligjinë.

Maksimoviq tash përmes rrjetit social twitter ka kërcënuar autorët e librit “Praktikat e komunitetit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, Sonja Stojkanoviq Gajiqin dhe Filip Ejdusin.

Porosia e tij për ta ishte “Të gjithë ata që kanë punuar në këtë libër janë tradhtarë, dhe është mirë që po lënë gjurmë të shkruara. Duhet të burgosen këto bajga kur të krijohen kushtet, e ato do të krijohen. Për këtë duhet të mos harrojmë kur të vijë koha – në burg. Kurse ai burg do të zgjasë shumë, siç e parasheh edhe ligji.”

Libri në fjalë në kopertinën e tij ka disa flamuj, ndër të cilët është edhe ai i Republikës së Kosovës.

Përndryshe, radikali serb rusofil, pati kërcënuar me vrasje edhe Aleksandar Vuçiqin, siç kishte thënë për tradhti.

Maksimoviq është pjesë e zinxhirit propgandues rusofil në Kosovë, kurse profilet e tij sociale janë të mbushura me porosi luftënxitëse dhe plotë armë.