14:32 / E Martë, 24 Mars 2020

Serbi: Ushtria bën gati 3 mijë shtretër për të prekurit potencial nga COVID-19

Ushtria e Serbisë ka vendosur 3 mijë shtretër në Sallën 1 të Beogradit për të krijuar kushte për pranimin dhe akomodimin e personave të cilët kanë simptoma të virusit COVID-19.

Një gjë e tillë është konfimuar nga Ministria e Mbrojtjes që drejtohet nga Aleksander Vulin.

Edhe vetë Vulin ka vizutuar pjesëtarët e ushtrisë të cilët janë marrë me krijimin e hapsirës ku do të vendosen të infektuarit potencial me COVID-19.