14:22 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Serbia, do të propozojë në UNESCO mbrojtjen e qilimave

Serbia ka vendosur që të propozojë në UNESCO mbrojtjen e qilimave.

Pirot, Stapar dhe Sjenica-Pest janë tre llojet e qilimave që Serbia ka vendosur të aplikojë për t’i propozuar në organizatën për ruajtjen e trashëgimeve kulturore në nivel global.

Të njëjtit qilima i janë dhuruar këtë vit si dhurata presidentëve Putin, Macron e Charles.

Qilimat janë regjistruar në regjistrin kombëtar dhe në fillim të vitit do të propozohen në UNESCO./Indeksonline/