08:50 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / A. A

Serbia e ka marrë teposhtëzen e s’ka kushë që e ndalë/ Humbi Evropianin dhe ra në Ligën C

Serbia po përjeton ditët më të errëta në futboll në 20 vitet e fundit.

Pasi humbi mundësinë për tu kualifikuar në kampionatin evropian përmes playoffit, ka plasur sherri.

Sulmuesi Aleksander Mitrovic u pensionua nga kombëtarja, pas kritikave të shumta që mori në penalltinë e humbur, transmeton Indeksonline.

Ndarjen nga ekipi e ka publikuar ditë më parë edhe Nemanja Matic.

Ish mbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic ka sulmuar ashpër drejtuesit e Federatës për incidentet e fundit.

Kujtojmë se Serbia dështoi edhe në Nations League, pasi nga Liga B u largua drejt Ligës C.

/Indeksonline/