23:13 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Serbia edhe ndeshjen miqësore e prish, gati sa nuk i thyejnë këmbën yllit të Cityt

Ndeshja miqësore në mes të Gjermanisë dhe Serbisë nuk ishte aspak e tillë.

Në minutat e fundit të ndeshjes, futbollisti serb Pavkov bëri një ndërhyrje shumë të rëndë kundrejt Sane, i cili gati sa nuk i theu këmbën.

Serbi u ndëshkua me të kuq derisa ylli i Manchester City u largua menjëherë nga fusha.

Rezultati në fund të ndeshjes ishte i barabartë derisa ky lëndim mund t’ia humbas sezonin Sanes. /IndeksOnline/