13:22 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Serbia falënderon Indonezinë për mosnjohjen e Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Gjorgje Miliçeviq ka falënderuar Indonezinë për siç ka thënë ai “pozicionin parimor lidhur me mosnjohjen e Kosovës dhe atë kundër anëtarësimit të saj në UNESCO”.

Këtë qëndrim ai e shfaqi gjatë një takimi që pati sot me delegacionin e Grupit të Miqësisë parlamentare të Serbisë me atë të parlamentit indonezian, transmeton Klan Kosova.

Gjatë takimit, është ranë dakord se ka hapësirë për bashkëpunim në nivelin ekonomik, kulturor dhe arsimor dhe Miliçeviq theksoi se “stabiliteti politik dhe ekonomik që Serbia ofron në këtë kohë e bën vendin tonë si një nga destinacionet më tërheqëse për investime në këtë pjesë të Evropës”, raporton Tanjug.