12:03 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Serbia i dërgon letër Kosovës për përfshirje në hetimet për Ivanoviqin

Vrasja e liderit serb, Oliver Ivanovic, i cili u godit dje me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, ka ngjallur reagime të shumta.

Zbardhjen e vrasjes së tij e kanë kërkuar të gjitha institucionet vendore, ato serbe e madje edhe ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Për të gjetur kryerësit e veprës, ka shprehur interesim të madh Serbia. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sot ka mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës kërkesa e Minsitrisë së Drejtësisë së Serbisë për këtë rast.

“Serbia ka dërguar letër e cila ka arritur në Kosovë por ministri Tahiri ende nuk e ka marr. Se a kanë kërkuar shkëmbim informatash, bashkëpunim apo të jenë të pranishëm në Kosovë, kjo ende nuk dihet. Por ajo që dihet është se ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburovic i ka dërguar letër ministrit Abelard Tahiri për rastin e djeshëm të Ivanovicit”, thonë burimet e Indeksonline.

Kujtojmë se dje kryeministri i Kosovës ka thënë se për vrasjen e Oliver Ivanoviqit nëse ka nevojë mund të ftohet për të ndihmuar edhe Byroja Federale e Investigimit (FBI). /Indeksonline/