15:48 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Serbia kërkon nga Kosova t’i lirojë dy serbët e arrestuar

Gjatë ditës së djeshme u arrestuan dy serb në Podujevë, saktësisht në fshatin Metergovc nga Policia e Kosovës për shkak se po tentonin të kontrabandoni mallra në territorin e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, përmes të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy serbeve.

Sipas tyre të dy të arrestuarit ishin duke shkuar për vizitë familjare, u shprehën për RadionKim.

Të arrestuarit  ishin një femër, Milena Milojkoviq dhe një mashkull Millosh Ivkoviq.

Ata u kapën nga Policia e Kosovës me 50 kilogram mjaltë dhe 11 litra raki duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale. /Indeksonline/