14:28 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Serbia me 25 qershor hap kapitujt e ri për anëtarësim në BE, Kosova ende pa viza

Serbia pritet të hapë kapituj të rinj në negociatat e pranimit në BE më 25 qershor në Luksemburg,

Këtë e kanë bërë të ditur burimet diplomatike evropiane për Tanjug, të cilët kanë thënë se pritet që me shumë gjasa të hapën dy kapituj.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që vendet anëtare të BE të bien dakord për hapjen e një kapitulli tjetër deri më 25 qershor, sipas burimeve të Tanjugut në Bruksel, transmeton Indeksonline.

Serbia ka hapur 12 nga 35 kapitujt, dy prej të cilave janë mbyllur përkohësisht.

“Numri i kapitujve të hapur do të varet nga vlerësimi i Shteteve Anëtare për mënyrën se si Serbia ka përparuar në dy fusha kryesore – reformat e sundimit të ligjit dhe dialogun me Prishtinën”, thonë burimet në Bruksel.

Në këtë moment, Shtetet Anëtare vlerësojnë raportin vjetor të progresit të Serbisë, të botuar nga Komisioni Evropian në prill.

Raporti paraqiti rezultate të përziera kur është fjala për arritjen e sundimit të ligjit në vend.

Të premten, përfaqësuesit e Shërbimit Evropian për Çështjet Diplomatike pritet të dëgjojnë përfaqësuesit e shteteve anëtare rreth përparimit në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, kanë thënë për Tanjug burime të afërta me procesin e negociatave. /Indeksonline/