11:45 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Serbia me orë policore, sa po e respektojnë shqiptarët e Bujanocit atë dhe a ka të infektuar me koronavius?

Në Serbi janë konfirmuar 222 raste të prekura me virusin COVID-19.

Por për fat të mirë, në komunën e Bujanocit nuk ka rezultuar të jetë i prekur me koronavirus asnjë shqiptarë.

I kontaktuar nga Indeksonline, i pari i kësaj komune, Shaip Kamberi ka deklaruar se në Bujanoc nuk ka asnjë rast të identifikuar me virusin COVID-19.

“Deri më tani janë vendosur nën masat e vetëizolimit 110 persona, të cilët kanë udhëtuar jashtë vendit.Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka treguar simptoma të virusit”, tha Kamberi.

I pyetur nëse masat e ndërmarra nga Qeveria e Serbisë pas shpalljes së pandemisë po respektohen nga qytetarët shqiptarë në këtë komunë, ai tha se po.

“Në përgjithësi masat e ndërmarra respektohen mirë nga qytetarët. Janë mbyllur të gjitha objektet hotilierike, restaurantet, kafiteritë, lojërat e fatit dhe videolojërat. Ndalesa e qarkullimit për gjithë qytetarët është vendosur me urdhër të qeverisë, prej orës  17:00 deri në ora 05:00 në mëngjes”, shtoi Kamberi.

Kryetari Kambeti tha poashtu se aktualisht nuk kanë probleme në funksionim të komunës dhe se kapacitetet janë të mjaftueshme për t’u përballuar me këtë problematikë.

Duhet përkujtuar që ndryshe nga kjo komunë me shumicë shqiptare që po respekton rregullat e vendosura qeveria serbe, njësoj nuk po veprojnë serbët në pjesën veriore të Kosovës.

Ata po respektojnë masat e vëna nga Qeveria e Serbisë dhe jo nga ajo e Kosovës./Indeksonnline/