75 Mall Live Search
13:25 / E Martë, 30 Qershor 2026 / KV

Një zjarr i madh përfshin parcelat me grurë në afërsi të Prishtinës, intervenojnë zjarrfikësit (Video)

Një zjarr ka përfshirë mesditen e sotme një hapësirë me parcela të mbjella me grurë në rrugën që nga “Arbëria” që çon në Shkabaj, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet e zjarrfikjes së kryeqytetit, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet në sipërfaqe të tjera.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, disa automjete të zjarrfikësve janë angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar./IndeksOnline/