17:25 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Serbia miraton buxhetin e vitit 2019, ja sa është shifra

Parlamenti i Serbisë gjatë ditës së sotme ka votuar buxhetin e vitit të ardhshëm,ku janë përfshirë rritja e pagave të sektorit publik dhe pensionet.

Fondi i pensioneve është rritur për 35 miliardë dinar. Ndërsa rrogat e sektoritpublik pritet që të rriten nga 7 deri 12%, transmeton Indeksonline.

Buxheti do të jetë 1.246.2 miliardë dinar, ndërsa shpenzimet pritet të shkojnë në1.269.2 miliardë.  

Deficiti i buxhetit  pritet që të jetë0.4% e GDP-së ose e llogaritur në para 22.9 miliardë dinarë./Indeksonline/