Serbia mund të mos luaj ndaj Kosovës, vashat tona e marrin fitoren në tavolinë
Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra të martën ka mësuar kundërshtarët e eliminatoreve për botërorin e vitit tjetër. Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar Kosovën në Grupin 5 ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Serbia e Sllovakia.
Por, ky short e ka vënë në sprovë Serbinë nëse do të luaj ndaj vashave tona të cilat do të paraqiten me emrin si përfaqësuese të Republikës së Kosovës.
Kjo gjë ka hapur debat në Serbi nëse shteti fqinjë do të paraqitet ndaj Kosovës, apo do të refuzoi paraqitjen pasi që sipas kushtetutës serbe Kosova nuk njihet si shtet.
Bozhidar Djurkoviç ka thënë se ai do të vepronte sipas udhëzimeve të shtetit, gjë të cilën edhe është duke e pritur. Në rast se Serbia nuk pranon të luaj ndaj Kosovës, atëherë vashat tona do të marrin fitoren në tavolinë.
Vetëm fituesi i grupit kualifikohet në botërorin që mbahet në Hungari në korrik të vitit tjetër./Indeksonline/