11:29 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Serbia nënshkruan marrëveshjen për autostradën gjigante, përfitojnë nga ajo edhe mërgimtarët, nga Kosova

Autoritetet serbe kanë nënshkruar sot marrëveshjen për fillimin e punimeve për sutostradën e ashtuquajturit “Korridori Moravian” i Serbisë.

Autostrada qindra kilometërshe do të kalojë në mes të Serbisë. Punimet në këtë autostradë pritet të fillojnë menjëherë, ndërsa pritet të përfundojë në më pak se 4 vjet.

“Bechtel Enka UK”, do të jetë kompania që do t’i kryejë punimet.

Seksioni i parë i punimeve pritet të kryhet në nëntor të vitit 2021, me rrugën deri në Krushevc.

Kjo rrugë do të jetë autostrada e parë digjitale dhe do të jetë autostrada më e gjerë në Serbi deri tashti.

“Korridori Moravian”, do të bashkohet me korridorin 10 dhe 11.

Ndërtimi i kësaj rruge, do të jetë lajm i mirë edhe për mërgimtarët kosovarë, të cilët kalojnë shumë në këto rrugë për ardhjen në Kosovë./Indeksonline/