“Serbia nuk do ta njoh Kosovën, por kërkon një kompromis”
Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por kjo kërkon një zgjidhje kompromisi.
Kështu është deklaruar sot Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq.
Ai theksoi se do të ishte një sukses i madh nëse do të kishte kompromis.
Daçiç është shprehur se Serbia ka mbijetuar në sajë të miqve tradicionale.
“Edhe nëse dikush thotë se nuk ka anëtarësim në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk mund ta pranojë aktin e njëanshëm të Kosovës”, tha-Daçiç për TV Pink.
Daçiç shtoi se njerëzit në Serbi duhet të jenë të informuar mirë dhe të përgatitur për ndonjë sulm eventual në veri të Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Çfarë do të ndodhë nëse ka një sulm në veri të Kosovës, a jemi gati të reagojmë dhe të marrim pjesë? NATO tha se nëse dikush do të hyjë në Kosovë, ata do e konsiderojnë atë si një sulm ndaj NATO-s”, theksoi kreu i diplomacisë serbe.
Daqiq thotë se mbështet qëndrimin e Kishës Ortodokse Serbe se nuk ka pavarësi dhe nuk ka ndarje të Kosovës, por pyet nëse është e mundur dhe nëse është realiste.
I pyetur nëse do të nënshkruante një marrëveshje të detyrueshme me Kosovën deri në fund të vitit, ai u përgjigj se është e vështirë, sepse pozicionet janë ende shumë larg./Indeksonline/