09:59 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Serbia nuk mërzitet për largimin e SHBA-ve nga UNESCO, qëllim i saj mosanëtarësimi Kosovës

Koordinatori nacional për bashkëpunim me UNESCO-n për Trashëgimi Kulturore, Vladimir Dzamiq ka thënë se vendimi amerikan për t’u tërhequr nga UNESCO nuk është fort i habitshëm.

Sipas tij, ky vendim nuk do të ndryshojë asgjë kur bëhet fjalë për lobimin rreth anëtarësimit të Kosovës në agjencinë e OKB-së, për kulturë dhe arsim, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk duhet të heqim dorë. Qëllimi ynë është që Kosova të mos jetë në UNESCO”, ka thënë Dzamiq për RTS.

Edhe Moska zyrtare e ka komentuar largimin e SHBA-ve nga UNESCO.

“Ky vendim i udhëheqjes amerikane është për të ardhur keq. Vendi që ka marrë pjesë që nga fillimi i UNESCO-s po largohet në një kohë të vështirë në organizatë dhe me këtë lëvizje e përkeqëson situatën për të”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.