75 Mall Live Search
09:52 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Serbia pret që Merkel të reagojë për vendimin e Prishtinës, lidhur me taksat për produktet serbe

I ashtuquajtur shef i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç po mban shpresa të mëdha që bisedimet mes presidentit Aleksander Vuçiq dhe kancelares gjermane Angela Merkel të jenë të rëndësishme për shtetin serb.

Ai shtoi se pret që Gjermania të mos e përkrah vendosjen e taksave për produktet serbe nga qeveria e Kosovës, shkruan RTS- transmeton Indeksonline.

“Pres nga Gjermania që mos të mbështesin vendimin e Prishtinës, të cilin e kanë marrë njëanshëm për taksat për të gjitha produktet që vijnë nga Serbia.”, ka thënë Gjuriç për mediat serbe.

Sipas tij, ajo çfarë ka bërë Prishtina i shkel të gjitha marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare të vlefshme në rajon për mallra dhe lëvizje të lirë.

Gjuriç u shprehë se respekti dhe marrëdhënia personale mes Vuçiq dhe Merkel i jep një mundësi të mirë Serbisë që të paraqesë pikëpamjet e saja.

Përndryshe Angela Merkel pritet të takohet sot me Aleksander Vuçiq, ku pritet të flas për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/