22:33 / E Hënë, 18 Prill 2022 / AR

Serbia s’është e interesuar më për Asociacionin, ajo po bëhet gati për luftë!

Prof. Dr. Fadil Maloku

1.Në Kosovën e pasluftës, shkaqet e (mos)integrimit të serbëve dhe të ndërtimit të shoqërisë multietnike (Projekt i UNMIK-ut) do të duhej kërkuar në disa rrafshe, të cilat kalimthi do të mund t’i identifikonim jo vetēm me logjikën rregulloreve dhe dekreteve që deri më sot nuk e kishin fuqinë e ligjit për ta iniciuar frymën integruese në praktikë, por edhe analizën e niveleve përmbajtësore politike;

Nivelin e rrafshit të mungesës së (Projekteve, ideve dhe shkurt strategjisë së detajizuara) interesimit jo edhe aq të theksuar të politikes dhe institucioneve kosovare për ta bërë atë me sinqeritet më të madh ;

Nivelin e rrafshit të manipulimit sistematik të qeverisë së Beogradit me serbët lokal, vetëm e vetëm që të shantazhohet ideja e integrimit të tyre në institucionet e Kosovës. Shkak dhe mision ky që e ka Lista “Srpska” sot.

Nivelin e rrafshit të neglizhencës së qëllimshme, të faktorit ndërkombëtar (ne këtë rast Brukselit, jo edhe aq të Uashingtonit), i cili me shume është i interesuar që me “pazarin” e integrimit te serbeve kosovar, të loz “lojën” e integrimit të Serbisë ne BE-ne. Gjë që duket absurde, kur e njëjta aleancë Serbinë ne vitin 1999 e kishte bombarduar rrufeshëm, ndërkaq, tani pas dy dekadave t’i bëjë ofertë (para Kosovës?!) integruese?!

2.Çështja e mbrojtjes së minoriteteve me fuqinë e ligjit, është një kërkesë e arsyeshme dhe e rekomandueshme, që ndërlidhet edhe me standardet ndërkombëtare, mirëpo kur ajo fillon të ngrihet në nivelin e sistemit të privilegjeve (çfarë në të vërtetë është rregulluar edhe me Kushtetutë), atëherë ajo dinë të bëhet edhe pengesë serioze për rregullimin e raporteve tjera shoqërore. Në rrafshin ndërkombëtar sot për sot ekzistojnë nisma dhe modele të llojllojshme të cilat janë në raporte konkurruese njëra me tjetrën, por për mbrojtjen e pakicave me së largu kane shkuar shtetet perëndimore, ndërsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore ende janë në fazën e konstituimit të legjislacionit për grupimet pakicë etnonacionale. Në Dokumentin e OSBES, në Kopenhagë të mbajtur më 29 qershor të vitit 1990 , psh. krijimi i “administratave lokale e autonome rekomandohet si mjet mjaft efikas për sigurimin e identiteteve etnike, kulturore, gjuhësore, dhe fetare për pakicat kombëtare“. Në të vërtetë, numri i rekomandimeve dhe i Projekteve, apo ideve lidhur me rirregullimin e statuseve minoritare, sidomos kur janë në pyetje grupimet etnike të dala nga dy perandorit e fundit në Evropë (asaj jugosllave dhe asaj sovjetike) tregon se tani për tani ende nuk ekziston ndonjë formulë magjike e cila do të mund ti rregullonte këto raporte të ndjeshme mes komuniteteve të ndryshme etnike, në jetën reale të shteteve. Sot p.sh. jo shumë rrallë rekomandohet që për integrimet lokale e rajonale të grupimeve etnonacionale, të merret modeli i ashtuquajtur i ’intervenimit ekonomik’, i cili është dëshmuar se ka një përmbajtje shumë joshëse dhe integruese. Por, qe në rastin e Kosoves, eshte shkuar me ate te diskriminimit (une e kam identifikuar, si: superdiskriminim!) pozitiv. Që për imperativ nuk përmban perceptimin integrues, por, atë të krijimit të dispozitave; morale, demografike, e ligjore për një lloj autonomia (në fazen embrionale) territoriale e personale, pra, të shkëputjes nga Kosova, dhe të bashkëngjitjes me Serbinë.

3.Meqë, na është imponuar modeli (Ahtisarian) de facto i autonomisë territoriale (për serbet lokal), do theksuar që ky model në pamje të parë është aq i sofistikuar për ta bërë integrimin e grupimeve pakicë në sistemin e organizimit tonë shoqëror, sa që lë përshtypje se tani pas gati dy dekadash tentativash për t’u implementuar, është tepër vonë të ndalet si i tillë. Në rastin e Kosovës, ai ka mund të kontestohet nga të gjitha këndvështrimet e mundshme (juridike, sociale, demografike, e historike), por, shkaku i rrethanave të pavolitshme ndërkombëtare dhe shkaku i joshjes që Serbia të pranoj këte Projekt, ka mbetur kështu pezull. Kontestimi anipse i vonshëm, që tani mund t’i bëhet është se; kompaktësia demografike e gjeografike, vështirë që mund të kontestohet dhe parirohet me mekanizma tjerë juridik, ekonomik … Serbia, s’është e interesuar për Asociacionin, po për shkaktimin e një lufte të re përmes të cilës ajo shpreson t’i rikthej nën kontroll pasuritë nëntokësore të Kosovës. Serbia, definitivisht s’e ka gajlen e serbëve, sa e ka rivënien e kontrollit të pasurive dhe begative nëntokësore. Dhe për ta realizuar gjithē këte synim, nuk ështē e rastësishme që ajo po investon pandalur mjete marramendëse në armatim të ri dhe të sofistikuar ushtarak.

Serbia, nuk ështē e rastësishme që po investon mjete marramendëse në armatim të ri dhe të sofistikuar ushtarak…