15:29 / E Enjte, 11 Tetor 2018

Serbia, Spanja dhe Qipro braktisin konferencën ndër parlamentare, shkak pjesëmarrja e Kosovës

Një delegacion nga Kuvendi i Republikës se Kosovës, i përberë nga Haxhi Shala-Kryetar i Komisionit për Pune të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Elmi Reçica- zëvendës kryetar i Komisionit për Pune te Jashtme, Glauk Konjufca-anëtar i Komisionit për Pune te Jashtme dhe Rexhep Selimi- zëvendës Kryetar i Komisionit për Pune të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-se, po marrin pjesë në konferencën ndër parlamentare për Politike të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë dhe për Politikë të përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes(CFSP/CSDP) nga data 11 deri 12 tetor 2018 që po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Temat e diskutimit në këtë konference janë: Siguria, Migracioni, Kontrolli i jashtëm i kufijve, kontributi i BE-se për përmirësimin e situatës politike dhe humanitare në Siri si dhe perspektiva Evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por, me pjesëmarrjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës nuk janë pajtuar shtetet si: Serbia, Spanja dhe Qipro.

Madje, ato kanë kërkuar që të hiqet flamuri i Kosovës dhe të vendoset fusnota si kusht për pjesëmarrje.

Meqë kjo kërkesë nuk është realizuar, atëherë ato kanë lëshuar konferencën./Indeksonline/