15:00 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Serbia të ngrijë negociatat përderisa Prishtina nuk e zbaton Asociacionin

Lëvizja serbe “Mjaft Më” thotë se është në interesin e Serbisë që të vazhdojnë bisedimet në Bruksel me kusht që Prishtina të kryej pjesën e vet të obligimeve në lidhje me formimin e komunave me shumicë serbe.

Për këtë ata kanë sugjeruar që Serbia të ngrijë negociata të mëtejshme pa u përmbushur këto detyrime.

“Para se të vazhdohen bisedimet, në interes të Serbisë është që Qeveria të ngrijë negociatat e mëtejshme, përderisa Prishtina të zbatoi obligimet e veta”, thuhet në qëndrimin e tyre./Indeksonline/