15:18 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Serbia thyen rekordin e zi, numri i rasteve me Covid-19 është tejet i madh

Në 24 orët e fundit në Serbi është thyer rekordi i zi i rasteve me koronavirus.

Plot 7999 raste të reja janë regjistruar në Serbi. 48 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ky është numri më i madh i pacientëve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria ka propozuar masat e reja të cilat do të jenë në fuqi nga e premtja./Indeksonline/