18:07 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Serbia vazhdon “luftën” ndaj Kosovës, kjo është kërkesa e fundit e Beogradit

Normalizim i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po mbetet vetëm ‘ëndërr’ e Bashkimit Evropian. Kjo pasi Beogradi zyrtar vazhdimisht është duke bërë përpjekje që Kosova mos të anëtarësohet në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Kërkesa e fundit është nga qeveria serbe, respektivisht ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, i cili kërkesën për anëtarimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e quajti të papranueshme, transmeton Indeksonline

Mediat beogarase raportojnë se kryediplomati serb sugjeroi që një kërkesë e tillë duhet të mirret si e pabazë nga evropianët, pasi, sipas tij, Kosova nuk i plotëson kushtet për anëtarësim.

Ndryshe, zëvendës kryeministrit i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se në janar të vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për anëtarësim në KE.

“Serbia me siguri do të dijë të vlerësojë një marrëdhënie të tillë midis disa vendeve”, tha ai. /Indeksonline/