17:20 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Serbja e akuzuar në rastin e vrasjes se Ivanoviqit, në gjendje të rëndë shëndetësore

Silvana Arsoviç, ish administratore e zyrës së politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviç, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se gjendja e saj konsiderohet e dyshimtë pasi vjen vetëm pak ditë pas ngritjes së aktakuzës ndaj saj nga Prokuroria Speciale.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se Silvana Arsoviç, duke bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit që kanë qenë në koordinim për vrasjen e Oliver Ivanoviq, ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, raporton Indeksonline.

Sipas Prokurorisë ajo ka bërë krijimin e kushteve dhe mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që në kohën e aktit të kryerjes së vrasjes së të ndjerit Oliver Ivanoviq, e pandehura ka qenë në dijeni se kamerat e sigurisë në zyrat e “SDP”-së kanë qenë të ndalura në mënyrë të dhunshme, duke u ç’kyqur nga rryma, me ç’rast ju është mundësuar lehtësim të dyshuarve që të mos incizohen nga kamerat e sigurisë, kur të kryhet akti i vrasjes ndaj të ndjerit Oliver Ivanoviq.

E njëjta më 16 janar 2018, në ora 08:16 menjëherë pas vrasjes së Oliverit ka aktivizuar kamerat e sigurisë në zyrat e partisë “SDP”, e cila ka qenë duke punuar si administratore në këto zyre dhe si person i vetëm në objektin e përmendur në kohën kur është kryer vrasja.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë Speciale e pandehura ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë” nga neni 179 i KPK-së lidhur me nenin 33 paragrafi 2 të KPRK-së./Indeksonline/