Serena Williams eliminohet nga Wimbledoni në raundin e parë

Serena Williams, është eliminuar nga turneu më i madh i tenisit “Wimbledon”, raporton Indeksoline.
40 vjeçarja u mposht nga francezja Harmony Tan me rezultat 2-1 në seta.
Seti i parë i takoi francezes e cila arrit të fitoj në taibrek me shifrat 7-5.
Williams shkelqeu në setin e dytë ku fitoi bindshë me rezultat 6-1.
Në setin vendimtar u zhvillua lojë interesante, ku pas Tan arriti përsëri të fitoi në taibrek me rezultat 7-6.
Kështu njëra nga tenistet më të mira në botë, Serena Williams, u eliminua në raundin e parë të Wimbeldonit./Indeksonline/