Serena Williams pëson humbjen më të thellë në karrierë
Johanna Konta ia ka shkaktuar Serena Williamsit humbjen më të thellë në karrierën 23-vjeçare në tenis, shkruan IndeksOnline.
Tenistja numër një nga Britania arriti të fitojë ndeshjen për më pak se një orë me rezultat, 2-0, në sete, 6-1 dhe 6-0 në San Jose.
Williams, 36-vjeçare, nuk ka humbur kurrë një ndeshje pa i fituar të paktën dy pikë që prej se u inkuadrua në tenis profesional në vitin 1995.
”Unë u mundova të triumfoj përball një kampione të jashtëzakonshme siç është ajo dhe të luaj sikur lojtarja e ditës”, tha Konta.
”Ajo natyrisht se nuk ishte në më të mirën e saj, askund afër nivelit optimal dhe unë vetëm tentova të luaj të luaj sipas termave të mi”.
”Unë ndjeva se kam bërë më mirë se ajo, por ajo ende ka një përvojë të madhe”./IndeksOnline/