14:59 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sërfisti australian shpëton gruan duke e grushtuar peshkaqenin

Një burrë u hodh nga dërrasa e sërfit tek një peshkaqen i cili po e sulmonte gruan e tij, duke e grushtuar vazhdimisht deri kur e lëshoi, shkruajnë mediat australiane.

35-vjeçarja Chantelle Doyle po bënte sërf në bregdetin Shelly në New South Wales, kur u sulmua nga peshkaqeni.

Burri i saj, Mark Rapley, e grushtoi peshkaqenin derisa ky i fundit e lëshoi gruan, ndërsa më pas u ndihmua të dalë jashtë.

Ajo u dërgua në spital me lëndime serioze në këmbën e djathtë, përcjell BBC.

Ndërsa ai u quajt hero për veprimin që e bëri, nga shefi i klubit “Surf Life Savings”.

Sipas autoriteteve të plazhit, ky ishte sulmi i tretë nga peshkaqenë përgjatë mujve të fundit.